Ballina Kosovë Deputetët e Kosovës nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin, dështon sërish zgjedhja e...

Deputetët e Kosovës nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin, dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentares së propozuar nga LVV

33
0

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentatives së shtatë, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare veçse kishin paralajmëruar dështimin e radhës të seancëse, duke thënë nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.