Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, u detyrua të linte fushën në finalen e Kupës së Mbretit, i dënuar me karton të kuq në fund të ndeshjes.
Pas ndeshjes, ai kërkoi falje, sepse gjermani tentoi të sulmonte gjyqtarin në sekondat e fundit të humbjes 3-2, kur ishte në stol.
“Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen time mbrëmë.
Më vjen shumë keq për këtë.
Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe në shtesa. Për të ardhur keq që humbëm”.
“Pas 111 minutash nuk isha në gjendje të ndihmoja ekipin dhe në fund gabova. I kërkoj falje gjyqtarit dhe të gjithëve që i kam zhgënjyer”, ka shkruar gjermani në Instagram.