Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën.
Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat 0-1.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Sule në të 22-ën.
Duket se humbja në derbin me Milanin i ka lënë me pasoja interistët.
Me këtë humbje, Interi humbet edhe kreun e Serisë A teksa Napoli merr vendin e parë përkohësisht.
Këta të fundit presin në mbrëmje Torinon.