Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka komentuar sërish dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, tha se është interesante se si të gjithë janë të interesuar për dalje nga kriza”, por askush nuk e bën hapin e parë.
Cani nuk përjashtoi as zgjedhjet, pas gjithë bllokadës së krijuar.
“Kosova është në bllokadë jo vetëm parlamentare, por shumë më të gjërë.
Në një moment, ndoshta vërtet duhet të mendohet që mandati t’i kthehet popullit, le të votojë prapë!” – shkroi gazetari i medias gjermane, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Dështimi për herë të shtatë…
Vetëvendosjes i takon e drejta e propozimit të kandidatit/kandidates për kreun e Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë. Ne jemi të interesuar për dalje nga kjo krizë.
Jo: Albulena Haxhiun nuk e votojmë. LVV duhet ta propozojë dike tjetër. Ne nuk e votojmë Albulena Haxhiun, por jemi të interesuar për dalje nga kjo krizë.
Të gjithë janë “të interesuar për dalje nga kriza”, por askush nuk e bën hapin e parë. Askush nuk ka ndonjë propozim për kompromis.
Interesant: të gjitha palët thonë se po veprojnë në emër të popullit dhe po mbrojnë interesat e popullit.
Glauk Konjufca në emër të VV propozoi edhe për herën e shtatë Albulena Haxhiun për kryetare të Parlamentit. Ajo prapë mori vetëm 57 vota, e i duhen 61 vota. Nisma prapë abstenoi, të tjerët që voptuan, votuan kundër.
Disa thonë tani se Presidentja duhet të përfshihet në konsultime dhe të gjejë një zgjidhje për dalje nga kjo situatë.
Të tjerët thonë – Jo, presidentja nuk ka të drejtë të mbajë konsultime.
Mirë, tani Gjykata Kushtetuese ndoshta duhet të marrë një vendim, thonë disa. Ajo ndoshta mund t’i sqarojë punët.,
Jo, jo Gjykata Kushtetuese nuk mund të detyrojë deputetët se si të votojnë, përgjigjen të tjerët.
Me një fjalë, “fajtorë” janë ata të tjerët.
Presidentja (s)ka të drejtë, VV nuk do ta ndryshojë kandidaten, partitë e deritanishme në opozitë nuk duan ta votojnë.
E Gjykata Kushtetuese “nuk mund t’i detyrojë deputetët si të votojnë”.
E gjeta: Noshta ambasadori i Amerikës kryn punë.
Ah, as Amerika s’paska ambasador të plotfuqishëm.
Kosova është në bllokadë jo vetëm parlamentare, por shumë më të gjërë.
Në një moment, ndoshta vërtet duhet të mendohet që mandati t’i kthehet popullit, le të votojë prapë!
Seanca e radhës, e teta me radhë, është të martën!