Ballina Politika Kush është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani nga Tropoja që po del garant i...

Kush është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani nga Tropoja që po del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga lista e zezë në SHBA

55
0

Nuredin Seci, alpinisti nga Tropoja i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po del garant i kontratës 6 milionë dollarë me bashkëpunëtorët e Donald Trump, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të Partisë Demokratike dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA.

Kjo kontratë me një shifër të majme është firmosur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që jeton në New York rezulton po del garantor në kontratën me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Tre vitë më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.

Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Seci, i cili lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike.

Ndërsa gazetari Mero Baze ka publikuar në rrjete sociale një foto të shtëpisë së Nuredin Secit në Nju Xhersi në SHBA. Gazetari shkruan: Nuk di njeri që të jap garanci 6 milionë dollarë dhe të jetoj në një lagje modeste në një shtëpi modeste.