Ballina Lifestyle Miley Cyrus shfaqet elegante me një fustan të zi

Miley Cyrus shfaqet elegante me një fustan të zi

27
0

Miley Cyrus mori vëmendje me veshjen e saj, gjatë një dalje në Paris.

Këngëtarja, u pa më herët gjatë ditës në Saint Germain de Pres me një fustan të shkurtër të zi me supe të hapura, çorape të zeza transparente dhe këpucë të zeza.

Fustani me mëngë të gjata të kujtonte vitet ’80 dhe dukej shumë mirë me trupin e Miley-t, shkruan “Daily Mail”.

32 vjeçarja i mbante flokët e lëshuara dhe me onde të lirshme gjatë asaj daljeje. Ajo mbante një palë syze dielli të zeza.

Kjo pamje vjen pasi u përhap lajmi se babai i saj, Billy Ray Cyrus, 63 vjeç, është duke u takuar me aktoren angleze Elizabeth Hurley, 59 vjeç.