Ballina Europë Romë, 30 mijë vizitorë në bazilikën “Shën Maria e Madhe” për varrin...

Romë, 30 mijë vizitorë në bazilikën “Shën Maria e Madhe” për varrin e Papa Françeskut

25
0

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është kthyer në një nga vendet më të vizituara të Romës pas varrosjes së Papa Françeskut. Prefekti i Romës, Lamberto Giannini, deklaroi sot se prania e vizitorëve është dhjetëfishuar dhe se që nga mëngjesi janë regjistruar rreth 30 mijë hyrje në bazilikë.

Për shkak të fluksit të madh, nga altari u bë një njoftim ku kërkohej që ata që kishin vizituar varrin të largoheshin menjëherë për të respektuar masat e sigurisë. Hyrjet në bazilikë u pezulluan përkohësisht dhe po vlerësohet ndërhyrja e policisë bashkiake për menaxhimin e situatës.

Personeli i bazilikës dhe xhandarmëria vatikanase po drejtojnë vizitorët drejt varrit të Papa Françeskut, i cili është varrosur pranë Papa Honorius III.