Ballina Lifestyle Sydney Sweeney merr një nga rolet kryesore në përshtatjen e video-lojës “Split...

Sydney Sweeney merr një nga rolet kryesore në përshtatjen e video-lojës “Split Fiction”

0
19

Vetëm disa ditë pasi u zbulua për publikun se aktorja Sydney Sweeney do të merr rolin e producentit në përshtatjen e video-lojës së njohur arcade të viteve 1980, “OutRun”, duket se ajo ka një tjetër sfidë të madhe përpara saj.

Sweeney ka marrë një nga rolet kryesore në adaptimin e video-lojës “Split Fiction”, ndërsa regjinë e filmit do ta ketë Jon M. Chu, i njohur për filmin “Wicked”.

Komploti i video-lojës ndjek shkrimtarët Mio Hudson dhe Zoe Foster, të cilët testojnë një pajisje simuluese inovative. Kjo pajisje i lejon ata të hyjnë në historitë e tyre, por një defekt teknik bën që botët e tyre të bashkohen.

Përpara tyre është një udhëtim sfidues përmes një kombinimi të rrezikshëm të fanta-shkencës dhe fantazisë epike, e cila përfundimisht i çon ata të përballen me traumat e tyre të shtypura.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur se cilin rol do të luajë Sweeney, nëse do të jetë Mio apo Zoe, aktorja përveçse do të luajë një nga rolet kryesore, do të merr edhe rolin e producentes ekzekutive.

Skenari i filmit u shkrua nga Rhett Reese dhe Paul Wernick, të njohur për projektet e suksesshme “Zombieland”, “Ghosted”, “Deadpool” dhe “Wolverine”, dhe puna e tyre në serinë “Twisted Metal” tashmë ka dëshmuar aftësinë e tyre në përshtatjen e video-lojërave për film.

“Split Fiction” u publikua nga Hazelight Studios më 6 mars 2025 dhe vetëm brenda dy javësh janë shitur mbi dy milionë kopje. Loja është vlerësuar nga kritikët dhe lojtarët njësoj, dhe ka një rezultat mesatar prej 91 nga 100 në Metacritic.

Paralelisht me punën e saj në film, Sweeney vazhdon xhirimet e sezonit të tretë të serisë “Euforia”.