Ballina Sport Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në ‘Final 4’! Skënderbeu...

Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në ‘Final 4’! Skënderbeu dhe Laçi rrëzohen zyrtarisht nga Superliga

0
33

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur sezonin e rregullt 2024-25, me disa verdikte që u vendosën të dielën e 27 prillit.

Raundi i 36-të dhe i fundit u zhvillua me pesë ndeshjet që filluan në orën 15:30.

Në bazë të rezultateve në fushë, Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana ka edhe një shans për të mbijetuar pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë (play-out).

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë në “Final 4”, mini-turneun që do vendos edhe skuadrën që do shpallet kampion për këtë sezon.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 36-të (i fundit):

E diel, 27 prill 2025 – 15:30

Dinamo 0-2 Tirana (në Rrogozhinë)

Partizani 2-0 AF Elbasani

Skënderbeu 1-2 Bylis

Teuta 2-1 Egnatia

Vllaznia 1-1 Laçi