Ballina Slider Spektakël në Tring, përballje “titanësh” në Coppa Italia

Spektakël në Tring, përballje “titanësh” në Coppa Italia

45
0

Këtë herë, ndizet mesjava me dy super ndeshje të Coppa Italia. Rruga tashmë është kristalizuar dhe jemi në çerekfinale, dy të parat e të cilave luhen me 4 dhe 5 shkurt, përkatësisht ato mes Atalantës dhe Bolonjës dhe Milanit e Romës. Dy gjysmëfinalistet e para janë mes tyre dhe ngritja e trofeut prestigjioz të Kupës së Italisë është një nga objketivat kryesorë të një sezoni të suksesshëm për skuadrat italiane. Ndaj, dy ndeshjet e së martës dhe së mërkurës mbrëma do të jenë të luftuara nga secila prej tyre me objektivat përkatës.


Atalanta e Gasperinit pret në shtëpi Bolonjën tashmë jashtë Evropës, për të cilën kjo ndeshje mund të konsiderohet edhe si mision, duke parë rrugëtimin në Champions dhe kampionat. Ndërkohë që Milan – Roma, superperballja e Sansiros, do të jetë një duel për të treguar sërish epërsinë për dy super ekipe, jo në sezonin e tyre më të mirë. Konseisao, e ardhmja e të cilit është e dyshimtë në pankinën e Djajve të kuq, luan edhe një shans, ndoshta të fundit, kundër strategjistit Ranieri dhe ekipit të tij.

Për t’i lënë më pas radhën dy syperndeshjeve të tjera, ato të datës 25 dhe 26 shkurt që do të përballin Juventusin me Empolin dhe Interin me Lazion, për të zbuluar dy gjysmëfinalistet e dyta.


Magjinë e futbollit Italian e përjetoni të plotë vetëm në kanalet Tring Sport, në platformën më të madhe sportive në vend.