Ballina Sport Shorti i Champions League: City sfidon Real Madridin në Play Off, rivalë...

Shorti i Champions League: City sfidon Real Madridin në Play Off, rivalë holandez për Milan e Juventus

59
0

Shorti në Nion të Zvicrës ka sjellë supersfidën Manchester City-Real Madrid në fazën e 1/16 të Champions League.

Kjo do të jetë përballja e tretë në 4 sezonet e fundit mes gjigantëve.

Ndërkohë, goglat shmangën derbin italian Juventus-Milan, me bardhezinjtë e Torinos që do të përballen me PSV, ndërsa kuqezinjtë e Milanos me Feyenoord.

Ndërkohë, Bayern Munchen ka gjetur përballë skocezët e Celtic, ndërsa PSG do të luajë derbin francez me Brest.

Theksojmë se me 11 dhe 12 shkurt luhen ndeshjet e para dhe me 18 e 19 shkurt ato të kthimit.

Shorti i Play Off:

Brest – PSG

City – Real Madrid

Monaco – Benfica

Celtic – Bayern

Brugge – Atalanta

Juve – PSV

Sporting – Dortmund

Feyenoord – Milan