Ballina Sport Skaloni: Lionel Mesi dëshiron të luajë në Botërorin e vitit 2026

Skaloni: Lionel Mesi dëshiron të luajë në Botërorin e vitit 2026

56
0

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka thënë se Lionel Mesi dëshiron të luaj në Kupën e Botës 2026, por ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

“Gjëja e parë që duhet thënë është se ai dhe shokët e tij të skuadrës janë të vetëdijshëm se ka mbetur një kohë e arsyeshme dhe se ai dhe të gjithë të tjerët janë të etur për të luajtur në Kupën e Botës.

Ne do të duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

Messi e di se çfarë po mendojmë dhe ai është më inteligjenti nga të gjithë ne.”, deklaroi Skaloni.

Kujtojmë se Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.