Ballina Kosovë NATO po grumbullon trupa në Kosovë – në prill vijnë 1 mijë...

NATO po grumbullon trupa në Kosovë – në prill vijnë 1 mijë trupa tjera

85
0

“Nga prilli në Kosovë do dërgohen trupa shtesë të domosdoshme për mbështetje” ka deklaruar ministri i mbrojtjes gjermane Boris Pistorijus.

Me këtë edhe Berlini iu bashkohet Britanisë dhe Turqisë e Rumanisë që dërguan trupa shtesë, po shtrohet pyetja çfarë synimi ka Berlini si vendi më i fuqishëm i BE-së, pyet “Blic”.

Paralajmërimi nga Berlni për trupa shtesë të KFOR-it vjen pas largimit të palëve në dialog dhe pas vendimit të Prishtinës për suspendimin e dinarit, politikani Igor Novakoviç për “Blic” tha se vendosmëria e Gjermanisë vjen nga synimi për evitimin e konflikteve të mundshme.

“Ekziston përshtypja se hapat e rinj të Prishtinës në enklavat serbe kanë hedh vaj në zjarr”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, që mund të nxisin tensione e konflikt shprehet Novakoviç.

Duke komentuar ministrin gjerman Stefan Radojkoviç historian vlerësoi se “duhet ruajtur prestigjin e KFOR-it dhe NATO-së në rajon”, kjo ka rëndësi duke parë situatën në Ukrainë dhe Lindje të Afërme , ku shihet se NATO apo anëtarët e saj kanë pak resurse dhe aftësi reagimi.

“Duke nisur nga rasti i incidentit në Banjë, vende anëtare të NATO-së si Turqia tash edhe Gjermania dërguan trupa shtesë që janë sinjal për Serbinë dhe Kosovën se “KFOR-i është faktor relevant në rajon”.

Gjermania do dërgoj 150 trupa shtesë, aktualisht ka 71, Britania ka paralajmëruar 200 tjera duke shtuar numrin e britanikëve në 600, Rumania ka dërguar trupa shtesë po ashtu, pas rastit të Banjës, ku u vra një polic dhe tre serb , tashmë Rumania ka 210 ushtarë.

“Berlin po pozicionohet në NATO dhe rajon”

Pas ngjarjeve dhe konfliktit në mah dhe ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në tri ndërtesat komunale Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për vendosjen e kryetarëve shqiptar, në protesta pati lëndime edhe nga radhët e ushtarëve të KFOR-it, Turqia solli 500 trupa, që kryen misionin deri shtator dhe u kthyen në Turqi.

Ognjen Gogiç politolog thotë se vendimi ka të bëjë me pozicionim të Berlinit në NATO dhe rajon.

“Vendimi i Gjermanisë mund të ketë lidhje me synimin e forcimit të vetë në kuadër të NATO-së, pasi ajo ka shtuar ushtarë edhe në misionet tjera”, tha ai, në anën tjetër kjo shprehet edhe në interesimin e saj për rritje të ndikimit jo vetëm në Kosovë por edhe rajon.

Rritja e trupave nga vende të ndryshme nuk është vendim i njëanshëm, por koordinim me anëtarët tjerë në NATO, thekson ai duke kujtuar se “NATO udhëheq misionin paqësor në Kosovë sipas rezolutës 1244 të OKB-së, dhe aktualisht KFOR ka 4 mijë e 687 ushtarë, 1 mijë më shumë se vjet.

Aktualisht më së shumti ushtarë ka Italia – 869, ShBA – 593, hungaria- 433 dhe Turqia – 369.

Po çfarë tha ministri gjerman Pistorijus?

Ministri gjerman në intervistën për “Blic” tha se është i shqetësuar me situatën në Ballkanin perëndimor në muajt e fundit kjo u shënua me tensione.

“Gjermania ka njoftuar NATO-n se jemi të gatshëm të rrisim numrin e trupave dhe reagimit në situatën si ishte me 24 shtator, nga prilli do dërgojmë atje trupa shtesë që janë të domosdoshme për mbështetje. Me këtë duam kontribuojmë në stabilizimin afatgjatë të situatës” tha ai.

Raduloviç shprehet se për shkak raporteve mes Serbisë edhe Hungarisë “KFOR-i hungarez ishte i rëndësishëm, sikur edhe ai italian që ishin të afërt me ne, duke ruajtur kishat edhe monumentet e trashëgimisë”, por ka kontingjente që kanë paragjykime ndaj serbëve.

Ai shprehet se “kemi mendim negativ për turqit dhe gjermanët që në të kaluarën kanë armatosur shqiptarët”, po ashtu turqit kazermën ku qëndruan e quajtën “Sulltan Mirat”, që për serbët ishte porosi se mbajnë anën e shqiptarëve, tha Raduloviç.

Në periudhën e fundit, trupa shtesë në Kosovë erdhën nga turqit me 500 trupa, Britania me 200, Rumania me 130.