Ballina Ekonomia Viti nis me pesimizëm, bien industria, tregtia e konsumatorët! Turizmi shpreson

Viti nis me pesimizëm, bien industria, tregtia e konsumatorët! Turizmi shpreson

56
0

Viti 2025 ka nisur me pesimizëm për shumë sektor në vend. Zhvillimi i aktivitetit aktual të bizneseve, gjendja financiare, punësimi apo dhe rritja e pagave janë elementët që kanë ndikuar në një rënie të pritshmërive. Në vrojtimin e besimit për muajin janar, Banka e Shqipërisë raporton për një situatë të tillë në shumë sektorë të ekonomisë.

Situata e prodhimit, por dhe gjendja e inventarëve ulën besimin tek industria dhe tregtia.

Ndërsa ndërtimi ndonëse shfaqet me rënie të lehtë në fillimvit, ka shfaqur qëndrueshmi të vazhdueshme.

Vetëm sektori i shërbimeve shfaqet optimist nisur edhe nga shpresa për turizëm më të zhvilluar në 2025.

Por fillimvit i ka bërë më pesimist konsumatorët, treguesi i cili ra me 3%. Qytetarët nuk kanë pritshmëri për blerje në shuma të mëdha apo edhe një përmirësim  gjendjes së tyre financiare.