Ballina Kronika Plagosje me thikë në qendër të Korçës, Policia në kërkim të autorit

Plagosje me thikë në qendër të Korçës, Policia në kërkim të autorit

41
0

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të marte.

Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se i plagosuri është në reanimacion.

Policia ndërkohë është në kërkim të autorit.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i personave të përfshirë në konflikt.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.