Ballina Politika “Pensionet, kocka më e vështirë për t’u gëlltitur”, Rama: Kemi ende luftë...

“Pensionet, kocka më e vështirë për t’u gëlltitur”, Rama: Kemi ende luftë për të bërë kundër informalitetit të pagave

41
0

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Ndërkombëtare për sfidat dhe ambiciet e reformës së re të sistemit të pensioneve për Shqipërinë 2030, u shpreh se ka ende punë për luftën ndaj informalitetit të pagave.

Rama: Synojmë të bëjmë një reformë të mirëfilltë të sistemit të pensioneve dhe jo të arnojmë si në të shkuarën atë sistem. Duke qenë të vetëdijshëm që pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur për një qeveri dhe një shtet në kohët e sotme kur demografia në Europë nuk është në favor të ecurisë normale të këtij sistemi.

Ka qenë një rrugë e gjatë nga e cila kemi mësuar jo pak. Sot jemi një vend tjetër. Kemi një Prodhim të Përgjithshëm Kombëtarë 2 herë e gjysmë më shumë se 10 viteve më parë, ishte më pak se 10 mld euro, sot është është më shumë se 25 mld euro. Sot eksportojmë më shumë se 4 fish në krahasim me 10 vite më parë.

Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, ka një rritje të pagave, ka një ndryshim të rëndësishëm se pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe tetor, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, por ka ende shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve.