Ballina Politika Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut Kukës, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut Kukës, ja kush e zëvendëson

68
0

Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Kukës, Agron Geca.

Në vend të këtij të fundit, është emëruar Dritan Baji. Vendim ky që ka hyrë në fuqi dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

VE N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA