Ballina Kulturë Festivali i Kanës 2025, aktorja e njohur franceze kryeson jurinë

Festivali i Kanës 2025, aktorja e njohur franceze kryeson jurinë

41
0

Aktorja e njohur franceze Juliette Binoche do të kryesojë Jurinë e Festivalit të Filmit në Kanë për edicionin e tij të vitit 2025, duke ndjekur hapat e regjisores amerikane Greta Gerwig.

Ky është një moment historik për festivalin, pasi është hera e dytë që një grua merr kwtw rol, pas precedentit të vendosur në vitin 1966 kur Sophia Loren pasoi Olivia de Havilland.

Emërimi i Binoche vjen 40 vjet pasi ajo debutoi në Croisette me filmin Rendezvous të André Téchiné, që i dha regjisorit çmimin për Regjinë më të Mirë dhe e vendosi Binoche, atëherë 21 vjeçe, në hartën e kinemasë botërore.

Binoche, fituese e një Oscar-i për The English Patient, ka qenë pjesë e shtatë filmave të tjerë të nominuar për Palmën e Artë.

Aktorja është gjithashtu e vetmja që ka fituar “Kurorën e Trefishtë të Evropës”, me një Ari të Artë në Berlin, një Palmë të Artë në Kanë dhe një Kupë Volpi në Venecia.

Përveç kontributit të saj të jashtëzakonshëm në kinema, Binoche është e njohur për angazhimin e saj në çështje sociale, duke përfshirë të drejtat e njeriut, ekologjinë dhe arsimin. Ajo shërben gjithashtu si Presidente e Akademisë Evropiane të Filmit.

Me një karrierë të pasur dhe një përkushtim të madh ndaj kinemasë dhe shoqërisë, Juliette Binoche pritet ta sjellë një qasje të veçantë dhe plot pasion në rolin e saj si Presidente e Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë 2025.