Ballina Sport Milan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, triumfon ndaj Romës

Milan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, triumfon ndaj Romës

40
0

Milan është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mundi 3-1 Romën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve, falë dopietës së një ishi si Abraham.

Ekipi kryeqytetas reagoi në pjesën e dytë dhe shkurtoi diferencat me Dovbyk. Për të “vrarë” ndeshjen mendoi Felix, teksa shënoi në debutim.

Milan do të përballet me fituesin e çiftit Lazio-Inter.

Kujtojmë se mbrëmë u zhvillua ndeshjes mes Atalantës dhe Bolognas, e mbyllur 0-1.