Ballina Kosovë Thaçit i refuzohet kërkesa për vizitë te babai i sëmurë

Thaçit i refuzohet kërkesa për vizitë te babai i sëmurë

39
0

Luka Misetiq, avokati i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se babai i klientit të tij është shtrirë sërish në spital dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të lejohet Thaçi të vizitojë babanë e tij, por se Prokuroria e Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është shtritë në spital. Ne kemi kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepet një leje e shkurtër dhe e mbikëqyrur për ta vizituar atë duke qenë bazë e arsyes dhembshuria.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka thënë Misetiq në X.