Ballina Kronika Sherri pas një konflikti të çastit, 17-vjeçari godet me sende të forta...

Sherri pas një konflikti të çastit, 17-vjeçari godet me sende të forta një 44-vjeçar në Gjirokastër, procedohet penalisht

50
0

Një 17-vjeçar ka goditur me sende të forta në 44-vjeçar pas një konflikti tw çastit. 44-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta ndwrsa ndaj 17-vjeçarit, ka nisur procedimi penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi plote

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.