Ballina Kronika Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, policia shpëton turistin belg

Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, policia shpëton turistin belg

41
0

Efektivët e Komisariatit Nr.4 në Tiranë kanë bërë të mundur shpëtimin e një turisti. 26-vjeçari belg kishte mbetur i bllokuar në “Shkëmbin e Tujanit” si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës. Kërkimet për 26-vjeçarin u kryen në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë ndihmuan një turist belg që kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë. Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.