Deputetja Ina Zhupa, në një deklaratë për gazetarët, ka folur në lidhje me padinë e bërë ndaj saj nga Mirel Mërtiri, një nga pronarët e inceneratorët e Tiranës.
Padia është ngritur për shkakun se Mërtiri pretendon se ka pësuar dëm psikologjik nga deklaratat e deputetes demokrate.
“Më ka hedhur në gjyq për deklaratat si deputete në lidhje me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Pretendon se është fyer nga deklaratat e mia të vërteta. Duan të na mbyllin gojën. Uroj dhe shpresoj ta shoh sot Mërtirin në gjykatë, ishalla vjen këtu që ta arrestojnë. Nuk di nëse ka paditur SPAK dhe GJKKO sepse janë të njëjta akuza nga unë. Gjyqi do të bëhet dhe unë do të jem gjithmonë e pranishme. Uroj të njëjtën gjë të bëjë edhe Mërtiri”, tha ai.