Ballina Kronika Përplasi për vdekje këmbësorin, bie në prangat e policisë 40-vjeçari

Përplasi për vdekje këmbësorin, bie në prangat e policisë 40-vjeçari

41
0

Një aksident me pasoja tragjike u raportua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Levan-Vlorë”.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur për vdekje 49-vjeçarin.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, mbi aksidentin në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur me pasojë vdekjen, këmbësorin, shtetasin 49 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.