Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë për primaret.
“Në shqetësimin e shprehur nga drejtues të PD, ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit.
Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Pse erdhi kjo? Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty”, tha Berisha.
“Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve”, tha Bardhi