Ballina Aktualitet “Janë 3-4 viruse aktive”/ Mjeku Brataj: Duhet kujdes maksimal, është arritur kulmi...

“Janë 3-4 viruse aktive”/ Mjeku Brataj: Duhet kujdes maksimal, është arritur kulmi i situatës gripale

80
0

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej nëntorit e deri në muajin shkurt jemi në periudhën e gripit, ndërsa aktualisht janë tre-katër viruse që veprojnë. Brataj ka theksuar se është arritur kulmi i situatës gripale, ndërsa tani kemi një ulje të lehtë, por gjithsesi virusi është ende aktiv dhe kërkon kujdes maksimal.

Edhe pse disa vende të ndryshme janë ndoshta në një periudhë epidemie, Brataj ka theksuar se nuk duhet të ketë shqetësim, pasi është një gjë normale që vjen çdo vit. Sinkron: Brataj ka theksuar se vaksinimi është mjaft i rëndësishëm, por mbi të gjitha thelbësor për ato fasha moshash që janë më të rrezikuar nga gripi.