Koordinatori për Tiranën dhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis balliu, ka folur në lidhje protestën që do të mbahet ditën e nesërme përpara Kryeministrisë. Ai u shpreh se qytetarët duhet të jenë në shesh pas intervistës së dhënë nga Arben Ahmetaj, që vërtetoi sipas tij aferat korruptive të kësaj qeverie.
“Ahmetaj nxori në pah diabolizmin e këtyre personazheve, për çfarë i vidhnin këto para, 33 mijë euro një shishe verë, 5 mln euro një ballkon, 10 mijë euro detox për një javë. Absurde për një kryeministër.
Pse nuk e dimë ne që Belinda Balluku ka vjedhur me tunelin e Llogarasë? 80 mijë euro në ditë paguajmë për Tigrin 1 dhe 2 në ditë dhe ato nuk punojnë? Del Rama e thotë nuk kemi para të rrisim pensionet se ndryshe bie ekonomia. Po nëse nuk pi një shishe dhjetëra mijëra euro, mbase edhe rriten apo jo?….
…Protesta e nesërme do të jetë një protestë ku do të paraqitet programi ynë. Do të ketë fjalim, janë disa folësa, ajo që ka rëndësi, është që të kuptohemi që nuk jemi popull dele e pa personalitet”, u shpreh ai.
Ai u ndal edhe tek mungesa e zgjedhjeve të lira, duke u ndalur tek rasti “Çyrbja”.
“Nuk mund të ketë zgjedhje nëse ndërhyjnë në lista bandat kriminale”, tha ai.