Aktiviteti sizmik i vazhdueshëm dhe frika për rizgjimin e vullkanit Kolumbo kanë çuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në një vizitë urgjente në Santorini.
Ai inspektoi spitalin e ishullit dhe njësitë e emergjencës, ndërsa paralajmëroi një financim fillestar prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e një porte shpëtimi në jug të ishullit.
Mitsotakis theksoi se, pavarësisht lëkundjeve të shumta, deri tani nuk ka një rrezik të menjëhershëm, por qeveria po ndjek nga afër situatën në bashkëpunim me ekspertët. Pas tërmetit me magnitudë 5.1 të premten në mëngjes, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 mars dhe po kryejnë inspektime për të garantuar sigurinë e banorëve.