Ballina Lifestyle ‘Nga mëngjesi deri në darkë nuk pushon’, Egli dhe Valbona akuza ndaj...

‘Nga mëngjesi deri në darkë nuk pushon’, Egli dhe Valbona akuza ndaj njëra-tjetrës

60
0

Dinamika mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” vazhdon të jetë e tensionuar, me përplasje të njëpasnjëshme mes tyre.

Debati i fundit nisi kur Egli e akuzoi Valbonën se e bezdis gjatë gjithë kohës dhe nuk e lë rehat, ndërsa Valbona këmbënguli se ndërhyrjet e saj janë për të mirën e saj.

Nga fjalët e tyre, duket se konflikti nuk është i ri, por ka qenë i pranishëm që nga fillimi i spektaklit. Egli u shpreh se ndien presion të vazhdueshëm nga Valbona, e cila sipas saj, sulmon dhe ofendon vazhdimisht. Ndërkohë, Valbona e mohoi këtë dhe kërkoi sqarime për akuzat e bëra.

Ky debat shton tensionin brenda shtëpisë dhe konfirmon ndarjen e qartë të grupeve mes banorëve. Të shohim si do të ndikojë kjo përplasje në vijimin e lojës dhe marrëdhëniet mes tyre.

Pjesë nga debati:

Valbona: Më kthe një përgjigje, unë çfarë të kam bërë?

Egli: O Zot i madh, që kur zgjohem në mëngjes deri kur fle në darkë, të kam në vesh. Në asnjë moment nuk kam ardhur të të sulmoj, ndërsa ti vetëm ulëret nga mëngjesi deri në darkë, nuk guxoj të dal, të ulem përballë teje… ti nuk pushon. Nuk lë fjalë të keqe pa thënë.

Valbona: Cilat janë fjalët e këqija

Egli: Nuk lë llaf pas thënë dhe kur kalojnë 30 minuta, ti vjen dhe thuaj, ‘të ta bëj një pyetje’, ‘o Egli nuk ta thashë për keq…’

Valbona: Ajo ka qenë për te shpella

Egli: Ka qenë përgjithmonë o Bona! Nga dita e parë në këtë shtëpi, vetëm këtë film dhe këto skema ke bërë

Valbona: Çfarë të kam bërë unë ty

Egli: Atë që ke bërë, që vetëm sulmon gjithë kohës, shan, ofendon

Valbona: Çfarë të kam sharë

Egli: Atë e di ti. Unë ty personalisht nuk të kam bërë asgjë