Moderatorja e njohur Roza Lati, që pas pohimit të romancës me ish-banorin e “Big Brother”, Xhonatan Islamin, shpesh na ndan copëza nga rutina dhe romanca e tyre.
Postimi që bëri bujë së fundmi ishte një kolazh fotografish ku moderatorja e veshur në një fustan sharmant, me ngjyrë të bardhë, shfaqet teksa mban me dorë barkun e saj.
Është dashur ky veprim që të nisin aludimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.
Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e saj në lidhje me situatën. Se si qëndron e vërteta, kjo mbetet për tu parë me kalimin e kohës.