Ballina Aktualitet Dëtmoi qafën pasi u zhyt me kokë në Bunë, mjeku Arvin Dibra...

Dëtmoi qafën pasi u zhyt me kokë në Bunë, mjeku Arvin Dibra i rikthehet punës si shef i kirurgjisë në QSUT

90
0

Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, Prof. Dr. Arvin Dibra është rikthyer në detyrë si Shefi i Klinikës 1 Kirurgjikale në QSUT dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Qendra Spitalore Universitare Tiranë, e cila e priti me emocion dhe vlerësim rikthimin e tij.

Në gusht të vitit 2024, Dibra pësoi një aksident të rëndë duke u hedhur me kokë në lumin Buna, çka i shkaktoi dëmtime serioze. Fillimisht, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Më pas, për trajtim më të specializuar, ai u dërgua në Itali me një avion privat.

Pas një procesi të gjatë rehabilitimi, Dibra tashmë është rikthyer në spital, ku ka marrë vlerësime të shumta për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në shërbimin ndaj pacientëve dhe edukimin mjekësor.

Kolegët dhe pacientët e tij i kanë uruar shëndet dhe suksese në vijimin e misionit të tij në fushën e kirurgjisë.