Ballina Politika Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

97
0

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino Mustaka. Partia e Vllehëve të Shqipërisë synon të përfaqësojë komunitetin e vllehëve të quajtur ndryshe edhe si arumunë dhe që besohet se janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët, thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Petraj u zgjodh me vota unanime dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Vllehëve të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, z. Valentino Mustaka, Kryesia shqyrtoi dhe diskutoi mbi drejtimin e mëtejshëm të partisë dhe përfaqësimin e denjë të komunitetit tonë.

Me vota unanime, Kryesia vendosi të emërojë në krye të Partisë z. Avokat Edmond Petraj, një figurë me përvojë dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit vlleh dhe forcimin e rolit të tij në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Z. Petraj shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë, duke punuar për fuqizimin e identitetit, të drejtave dhe mirëqenies së komunitetit vlleh në Shqipëri.

Partia e Vllehëve të Shqipërisë mbetet e vendosur në rrugën e saj për të qenë një zë i fortë në politikën shqiptare dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e komunitetit që përfaqëson’,- shkruan Sekretariati i Partisë