Ballina Opinion “Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit”, dy fjalë mbi “zbulimin” në Leskovik

“Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit”, dy fjalë mbi “zbulimin” në Leskovik

54
0

Nga Auron Tare

E para duhet të dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja në Shpellën e lidhur me këtë toponim është një vend i njohur për banorët e zonës së Leskovikut.

E dyta ekipi çek ka qenë i ftuar nga Njësia vendore e Leskovikut, për të bërë markimin e shtigjeve për turizmin malor. Ndihmë që ky ekip çekët e ka bërë edhe në Kanionet e Nivicës në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës. Për këtë mikro projekt duhet falenderuar në veçanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Vezuli të cilët kanë qenë ekspertët vendas që kanë udhëhequr Çekët në shtigjet dhe zonat më interesante të zonës. Pa ndihmën e tyre ky projekt për qasjen ndaj turizmit kulturor të zonës së Leskovikut do të ishte e pa mundur.

Ekipi Çek, një pjesë e tyre të cilët kanë punuar me ne edhe në Nivicë u ftuan për të ndihmuar në krijimin e një koncepti për turizmin malor në zonën e Leskovikut. Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror në Leskovik ku Edi Culani njohës i shkëlqyer i zonës e drejtoi ekipin në këtë shpellë, shpellë të cilën ai vetë e kishte eksploruar deri në thellësine 400 m.

Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe një grup i vogël etimologësh, biologësh dhe orintologësh britanike së bashku me dy ekspertë shqiptarë për të bërë iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve të zonës. Duhet thënë se vetëm Krahina e Leskovikut sipas këtyre studiuesve ka 4 herë më shumë specie fluturash se e gjithë Britania e Madhe. Me sa duket miqtë Çekë pasi u futen në Shpellën e Lumit me të shkuar ne Pragë kanë ftuar speleologë për ta eksploruar më tej këtë shpellë. Shumë mirë kanë bërë. Por në bashkëpunimet ndërkombëtare në Europë apo më tej ka një protokoll normal që të gjitha eksplorimet apo kërkimet në territorin e nje shteti bëhen në bashkëpunime me autoritetet lokale apo qendrore.

Fakti që miqtë tanë Çekë vendosen të bëjnë një lajm të tillë pa pjesëmarrjen e Njësisë Vendore si dhe miqve shqiptarë që punuan bashkarisht mendoj unë nuk është korrekte. Gjithsesi pak vëmendje për Leskovikun është diçka pozitive dhe një mënyrë për të bërë të ditur rëndësinë e madhe të kësaj zone në turizmin kulturor dhe natyror.