Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.
Lloji i gjarpërit Ophisurus serpens është kapur nga peshkatarët në zonën e Pasha Limanit, në 50 m thellësi dhe janë specialistët që do vlerësojnë këtë gjarpër dhe rrezikshmërinë e tij.
Sherif Dyrmishi, peshkatar që e njeh zonën e gjirit të Vlorës, shprehet se për të është e para herë që bie në rrjeta një specie e tillë, janë biologët që do e vlerësojnë, dhe thonë që është një gjarpër deti i cili mendohet që nuk është helmues, ushqehet me mikro organizma ( parazitë të quajtur Anisakis simplex), por nuk është i konsumueshëm për njerëzit.
‘Kemi njoftuar biologët që merren me këtë fushë, na kanë thënë është gjarpër deti dhe nuk ështeë helmues, janë specie që ushqehen me mikroorganizma. Para disa vitesh ka pasur një rast tjetër të kësaj specie. Mendoj që nuk është për konsum’, tha ai.
Sipas Dyrmishit, ky gjarpër nuk mendohet të jetë i rrezikshëm, ai jeton në thellësi në guva nënujore.