Tifozët e Manchester United nuk i kanë kursyer kritikat ndaj klubit pasi panë paraqitjen e shkëlqyer të David de Geas në fitoren 3-0 të Fiorentinës kundër Inter Milan.
Ish-portieri i United, i cili bëri mbi 500 paraqitje gjatë 12 viteve në “Old Trafford”, u largua në verën e vitit 2023 pasi kontrata e tij skadoi. Pas një periudhe të gjatë pa ekip, ai u transferua te Fiorentina në një marrëveshje njëvjeçare për sezonin 2024/25.
“De Gea më i mirë se Onana”
Pas paraqitjes së tij të fundit në Serie A, shumë tifozë të United kanë shprehur zhgënjimin për mënyrën si klubi e largoi spanjollin, veçanërisht duke parë vështirësitë e Andre Onanës këtë sezon.
Një tifoz shkroi në rrjetet sociale:
“David De Gea do të jetë gjithmonë një portier më i mirë se Andre Onana. Kjo është fakt.”
Statistikat favorizojnë De Gean
Kritikat ndaj Onanës janë shtuar sidomos pas një periudhe të dobët me Manchester United, ku ai ka bërë 10 gabime që kanë çuar në gola në vetëm dy sezone. Në krahasim, De Gea bëri vetëm shtatë më shumë gjatë 12 viteve në “Old Trafford”.
Për më tepër, këtë sezon, spanjolli ka një përqindje më të lartë pritjesh dhe më shumë porta të paprekura në Serie A sesa Onana në Premier League, pavarësisht se ka luajtur më pak ndeshje.
Kjo ka bërë që shumë tifozë të United të kërkojnë rikthimin e tij, duke besuar se largimi i De Geas ishte një gabim i madh nga klubi.
Një tjetër pyeti me ironi:
“Kush nga Manchester është përgjegjës për largimin e De Geas dhe firmosjen me Onanën?”