Ballina Kronika Aksident në Durrës, automjeti përplaset me motorin, plagoset një person

Aksident në Durrës, automjeti përplaset me motorin, plagoset një person

57
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari” Durrës.

Një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit dhe fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht deklarohet se ka pësuar dëmtime të lehta në kokë. Kjo rrugë është bërë një pikë e zakonshme aksidentesh, ku dhjetëra incidente ndodhin në mënyrë të përsëritur.