Fyerjet, shantazhet, denigrimet e bullizimet ne rrjetet sociale janë kthyer në një fenomen shqetësues I cili ka prekur të gjitha grupmoshat e përdoruesit e rrjeteve sociale, Por kush eshte thelbi I këtij problem që trajtohet nga sektori I krimit kibernetik…?
Vitin e shkuar vetem ne Tirane ka pasur mbi 700 denoncime ne polici per shantazh apo bullizim online. Osman Fucija, shef seksioni I hetimit për ndërhyrjet kibernetike në sektorin e krimeve kibernetike pranë drejtorisë vendore të policisë së Tiranës thote per abc news se shumica e ketyre rasteve jane zbardhur.
“Gjatë 2024 ka pasur mbi 700 denoncime dhe raste që janë trajtuar pranë krimit kibernetik, vetem në janar të vitit të kaluar ka pasur mbi 90 raste në krahasim me muajin janar të 2025, ku kemi pasur 35 raste”, tha Osman Fucija, shef seksioni i hetimit në sektorin e krimeve kibernetike.
Shefi i seksionit të hetimit pranë sektorit të krimit kibernetik, tregon arsuen pse nuk jane zbardhur rastet e tjera.
“70% e rasteve të regjistruara gjatë 2024, janë zbardhur ndërsa pjesa tjetër ,mbetet ka qenë e vështirë për shkak se adresat rezultojnë të jenë hapur jashtë vendit çka vështirëson zbardhjen. Ndërsa për 35 rastet e regjistruara vetëm në janar të këtij viti, 28 prej tyre janë zbardhur pjesa tjetër janë nën hetim”.
Krimet online kryesisht kryhen ndaj moshave te reja, por nuk mungojne denocnimet edhe nga mosha te tjera
“Duke pasur parasysh se përdorues të rrjeteve sociale janë të gjithë, atëherërë janë prekur thuajse të ggjitha grupmoshat nisur nga të miturit, adoleshentët por edhe të rriturit. Sa I takon të miturve ne kemi bërë takime me mësues, prindër e bordet drejtues të shkollave për të sensibilizuar të gjithë fëmijët të mos konfliktohet apo bullizohen me shokët e shoqet e klasës, apo të mos fyejnë mësuesit e tyre”.
Por cilat janë shkaqet kryesore që cojnë të rinjtë të jenë autor apo viktima të këtyre rasteve?
“Nga rastet e funndit që kemi trajtuar në 3 insititucione arsimore, kemi pasur të bëjmë me fëmijë që vijnë nga familje të divorcuara, me probleme sociale e vështirësi ekonomike por nuk përjashtohen as të mitur me një familje të rregullt që mund të jenë përfshirë për shkak të nisjes së një loje që më pas ka vijuar në bullizim, fyerje e konflikte. Në rastet kur kemi të bëjmë me të rritur kjo ndoth për arsye se dy persona që mund të kenë qenë miq, të dashur, shok apo kolegë pune dhe kanë ndërprerë komunikimin janë fyer e konfliktuar në rrjetet sociale, situate që kanë përshkallëzuar edhe në ngjarje më të rënda”.
Zyrtari i policise thote se shume institucione , perfshire shkollen dhe familjen, duhet te behen bashke per te luftuar kete fenomen./abcnews.al