Ballina Politika ‘U ngritëm nga hiri si Feniksi’, Berisha: Gjithçka u bë që Shqipëria...

‘U ngritëm nga hiri si Feniksi’, Berisha: Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë!

45
0

Kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën që po zhvillon opozita pasditen e sotme përpara kryeministrisë. Berisha tha se opozita dhe PD është e pamposhtur. Më tej shton se PD është ngritur në këmbë megjithëse sipas tij, ndaj opozitës janë vënë prokuroria dhe gjykata.

‘Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak vetëm një ditë më parë, në shkurtin e kaluar. Ne  ishim këtu në shesh, në protestën e 20 shkurtit, lideri i opozitës i arrestuar në kundërshtim me ligjin në kundërshtim me kushtetutën dhe unë fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv i burgosu politik. Por në atë protestë hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi dhe se ata që menduan që do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur. Sepse u bashkuam, jemi të pamposhtur sepse mbrojmë kauzë të drejtë. Sepse mbrojmë vlerat më të arrira të njeiurt, interesinkombëtar, dinjitetin njerëzor, kombin. Vimë sot këtu si opozitë e së pamundurës si PD që bën të pamundurat të mundura. Jemi më të bashkuar se kurrë. me 3 rezoluta ndërkombëtare jemi forca politike më e përkrahur.

Sot jemi në këmbë, më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën. Do fitojmë, hisotria e deshi që ne të jemi e vemtja forcë pilitike që përmbys dy diktatura, diktaturën staliniste të Hoxhë dhe diktaturën e narko bastardit të Hoxhës, Edi Ramës. Asgjë nuk marrim si dhuratë.Rroftë PD, nderim qëndrestarve opozitarë. Përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokurroia dhe gjykatata janë kundër nesh. Por ne qëndrojmë yë pamposhtur. Jemi të sigurtë në fitoren tonë.

Ne arritëm të bëjmë pluhur ëndrën e pasardhit të xheltatit komunist, Edi Ramës dhe monstrës së njerzimit George Soros, të Shqipërisë pa opozitë. Gjithçka u bë, që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Ish presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mestë rrugës dhe u filmua duke menduar se do tmerronte opozitëm. me urdhër të Ramës, deputeti Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos se u përball dhëmbë për dhëmbë me kalnin mafioz të Shqipërisë, Ballkanit, Rama-Xhafa.’