Ballina Bota Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Karaibet, alarm për cunami, publikohen...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Karaibet, alarm për cunami, publikohen pamjet

59
0

Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur Detin Karaibe në jug të ishujve Kajman, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Alarmi për cunami u dha dhe autoritetet u kërkuan banorëve pranë vijës bregdetare të largoheshin.

Bëhet e ditur se tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan AP.

Ndërsa qeveria e ishujve Kajman më vonë publikoi të gjitha informatat e qarta në faqen e saj në Facebook.

Rënia e alarmit bëri që njerëzit të largoheshin nga zonat bregdetare dhe shkaktoi trafik të rënduar, sipas mediave lokale.

Ndryshe, nuk ka raporte të menjëhershme për dëme.