Ballina Sport Reijnders optimist: Jam përmirësuar shumë, do ta zgjas kontratën me Milanin

Reijnders optimist: Jam përmirësuar shumë, do ta zgjas kontratën me Milanin

37
0

Tijjani Reijnders që ka tërhequr interesim e disa klubeve,  si Manchester City etj, këmbëngul se do të ‘zgjasë së shpejti’ kontratën me Milanin, pasi është përmirësuar jashtëzakonisht shumë te kuqezinjtë.

Mesfushori u transferua nga AZ Alkmaar për 20.5 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2023,  ka bërë hapa të mëdhenj përpara në San Siro.

Deri tani këtë sezon, ai ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë tre asistime në 33 paraqitje zyrtare, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit nën drejtimin e trajnerëve të ndryshëm.

“Kisha një moment kthesë dhe tani jam shumë më vendimtar se më parë,” tha Reijnders për France Football.

“Më parë isha shumë i nxituar, ndaj punova për ta përmirësuar këtë aspekt të lojës sime. Bëra shumë stërvitje goditjesh, me babanë dhe vëllain tim rishikuam ndeshjet e mia për të analizuar sjelljen time para portës”.

Tani ndihem shumë më i pranishëm në fushë dhe mbi të gjitha jam shumë më i qetë. Kur hyj në zonën e sulmit, e di çfarë duhet të bëj. Pasi shënova dy golat e parë, fitova vetëbesim dhe gjithçka ndryshoi”, tha ai.

Reijnders ka fituar vëmendje te Milani

Forma e tij e shkëlqyer ka bërë që 26-vjeçari të fitojë 20 paraqitje me kombëtaren e Holandës, por edhe të tërheqë interesin e klubeve si Manchester City, Tottenham dhe Barcelona.

Megjithatë, Reijnders siguron për France Football se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani dhe madje është gati të zgjasë kontratën aktuale, e cila skadon në qershor 2028.

“Statistikat e mia më kanë vënë në qendër të vëmendjes, por kjo është diçka pozitive, do të thotë që po luaj mirë! Nuk më krijon asnjë presion shtesë”