Ballina Kronika Ishte në arrest shtëpie, gjendet i pajetë 50-vjeçari në Pogradec

Ishte në arrest shtëpie, gjendet i pajetë 50-vjeçari në Pogradec

45
0

Trupi i pajetë i një personi është gjetur brenda banesës së tij ditën e sotme në Pogradec.

Burime nga Policia thanë se një 50 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij.

Mësohet viktima i identifikuar si Ermes Vërtopi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga ceroza.

Vërtopi është gjetur nga familjarët e tij, të cilët lajmëruan urgjencën e spitalit, por 50-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia po kryen veprimet për rastin.