Ballina Kosovë Parlamentaret në Kosovë/ Amabasadori i BE zbret në terren: Ushtroni të drejtën...

Parlamentaret në Kosovë/ Amabasadori i BE zbret në terren: Ushtroni të drejtën e votës, shprehni lirisht zgjedhjen tuaj

49
0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në Vushtrri për të monitoruar nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Gjatë vizitës, ai ka theksuar rëndësinë e këtij procesi dhe ka dërguar një mesazh për popullin e Kosovës, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë të drejtën e votës.

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij,” ka shkruar ambasadori Orav në rrjetet sociale.