Ballina Kosovë Ministri i Kurtit dhe djali i tij arrestohen ditën e zgjedhjeve, ja...

Ministri i Kurtit dhe djali i tij arrestohen ditën e zgjedhjeve, ja për çfarë akuzohen

56
0

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe djali i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme.

Të dy dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”, shkruan Klankosova.tv. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi, derisa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.