Ballina Lifestyle Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

55
0

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, po vazhdon të jetë aktive dhe një personazh i komentuar.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në RTSh, ku ka folur për reality shoun e këtij viti dhe për personazhet që janë brenda.

Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë, duket se ish-konkurrentja nuk ka empati për të.

Teksa pyetet për të, ajo thotë: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”.

Tutje aktorja shqiptare shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”.

Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një nga të preferuarit e publikut.

Ai deri më tani ka zhvilluar një lojë të pastër, ka dhuruar shou e ka bërë debate pa ofendime.