Ballina Politika Masa e sigurisë për Erion Veliajn, reagon Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është...

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, reagon Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!

83
0

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot (10 Shkurt) për lajmin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.

Ai përshëndet veprimet e SPAK dhe i inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim kundër korrupsionit që, sipas tij, dëmton familjet shqiptare.

Basha më tej thotë se “meqë numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove”.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove.

Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!”.