Ballina Slider Seria A dhe Champions, super duele vendimtare! Ditë plot adrenalinë në TRING...

Seria A dhe Champions, super duele vendimtare! Ditë plot adrenalinë në TRING SPORT

57
0

Në TRING SPORT na presin ditë plot adrenalinë dhe emocione sportive. Në Serie A, 2 super ndeshje brenda një fundjave. Teksa lufta për titull sa vjen e bëhet më e ashpër dhe Interi ndjek hap pas hapi Napolin, të dy kryesuesit e kampionatit kjo fundjavë i gjen në 2 përplasje vendimtare.


Në “Stadio Olimpico”, Napolin të shtunën e pret Lazio. Për të besuarit e Antonio Konte rruga drejt titullit duket se kalon nga kryeqyteti, ndërkohë që Baronit dhe të tijëve u duhet fitorja që paraprin “Zonën Champions”.


Ndërsa të dielën vjen sfida e shumëpritur, Superderbi i Italisë, ai mes Juventusit dhe Interit, që mbledh para ekranit miliona tifozë gjithkund ku futbolli është pasion. Sepse Juve-Inter është më shumë se një ndeshje, më shumë se një derbi, është gjak që vlon në vena, është rivalitet i përjetshëm dhe këtë sezon është edhe më përcaktues. Ndaj, të dielën në 20:45, të gjithë sytë nga Tring Sport 1 për një eksperiencë të pakrahasueshme sportive.
Por fundjava elektrizuese e Serie A është vetëm parantezë e asaj që na pret në mesjavë në kanalet e Tring Sport, sepse të martën dhe të mërkurën, madhështorja Uefa Champions League “zbarkon” me gjithë fuqinë e saj, në dy mbrëmje vendimtare për të përcaktuar fatin e 16-të skuadrave që po përplasen në Playoff. Vendet për në 1/16-at janë vetëm 8 dhe nga ndeshjet e raundit të parë që u luajtën javën e kaluar shumëçka ka mbetur ende e hapur. Nëse duket se Dortmundi, Paris SG dhe Bayern i Mynihut e kanë vulosur matematikisht kualifikimin, edhe pse matematika nuk është siguri absolute, të tjera ekipe legjendare presin mesjavën e 18-19 shkurtit për të parë të përmbyllet një rrugëtim i mundimshëm dhe sfidues.


Ne Sansiro, nje sfidë për jetë a vdekje, kuqezinjte e Milanos kërkojnë me cdo kusht përmbysjen që do të thotë kualifikim. Ndërkohë që pas një një ndeshjeje spektakolare në raundin e parë, Madridi mirëpret supersfidën vendimtare. Gjithçka është ende e hapur, sidomos kur në fushë zbresin dy superfuqi të futbollit kontinental si Real Madrid dhe Manchester City. Me një hap të hedhur drejt kualifikimit, Zonja e vjetër italiane udhëton drejt Holandës për të sfiduar atje kampionët në fuqi dhe për të vulosur një rrugëtim. Ndërkohë që Atalanta e Gasperinit pret në shtëpi Club Brugge pas surprizës së hidhur që morën në Belgjikë.


Në Ligën e Kampionëve është koha e së vërtetës dhe në Tring Sport koha e emocioneve të mëdha sportive, të cilat për futbollin Italian, Champions League dhe një sërë kompeticionesh të tjera prestigjioze, janë ekskluzivitet i TRING, platformës më të madhe televizive në Shqipëri.