Ballina Aktualitet Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për pesë të tjerë, ja cilët...

Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për pesë të tjerë, ja cilët janë ata

67
0

GJKKO përveç se ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë masa edhe për bashkëpunëtorë të tij.

GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Veliaj u hetua për një kohë të gjatë nga SPAK, në lidhje me pasurinë e tij.