Ballina Aktualitet Arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, nis festa tek Bashkia...

Arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, nis festa tek Bashkia Tiranë

106
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Pas arrestimit, disa aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Bashkisë së Tiranës, duke festuar në mënyrë simbolike me shishe vere. Ndër ta ishte edhe Ndue Marku, një banor i zonës “5 Maji”, shtëpia e të cilit është shembur pak kohë më parë.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Ndërsa për disa biznesmenë të lidhur me çështjen, përfshirë Shkëlqim Fushën, janë caktuar masa të tjera sigurie, si “detyrim paraqitjeje”.

Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet e planifikuara në Shkodër dhe është nisur urgjentisht drejt Tiranës pas këtij zhvillimi.