Ish-Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiu është paraqitur mesditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Spahia u paraqit së bashku me avokatin e tij.
Kujtojmë se disa javë më parë, në datën 21 janar 2025, Spahia u mor i pandehur nga ana e SPAK.
Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vetë Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.
Kjo është e disata herë që Spahia paraqitet në ambinetet e Prokurorisë së Posaçme. Më parë ai ka deklaruar se ishte paraqitur për një çështje që nuk ka asnjë interes publik dhe nuk ka lidhje as me korrupsionin e as me krimin.