Ballina Kronika Apeli refuzon kërkesën për lirim të 14-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen...

Apeli refuzon kërkesën për lirim të 14-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e Martin Canit

23
0

Apeli ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës “arrest në burg” për të miturin M. P., i akuzuari për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, shkruan A2 CNN.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku Martin Cani humbi jetën pas dyshimeve se ishte goditur me thikë nga Mario Përlleshaj. Ndërkohë, shoku i tij, Luis Meçja, u plagos.

Ngjarja dyshohet të ketë filluar si një grindje në rrjetet sociale dhe më pas përshkallëzuar në shkollë dhe rreth saj. Pas incidentit, Policia e Shtetit deklaroi se nuk kishte autor të dytë dhe se Mario Përlleshaj kishte vepruar i vetëm. Thika e përdorur u gjet së bashku me çantën e shkollës në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Ky incident shkaktoi protesta të fuqishme në opinionin publik, ku qytetarët kërkuan më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit. Dy muaj pas ngjarjes, familjarët e viktimës organizuan një tjetër protestë, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në hetime.

Pas ngjarjes, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur në shkolla, ku u takua me prindër e mësues dhe njoftoi se qeveria kishte vendosur të mbyllte aplikacionin TikTok në Shqipëri. Ky vendim ende nuk është realizuar.